Mbi 51 mijë hektarë të përfshirë në projekt, Malësia e Madhe shpallet zonë prioritare për zhvillimin e ekonomisë malore

Publikuar me datë:

Në një vendim të miratuar nga qeveria, Bashkia e Malësisë së Madhe ka marrë statusin e zonës me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore, si pjesë e implementimit të ligjit “Për paketën e maleve”.

Vendimi, i nënshkruar nga Kryeministri Edi Rama, identifikon 10 zona prioritare në Malësinë e Madhe, duke mbuluar një sipërfaqe totale prej rreth 51,586 hektarësh, ku do të inkurajohen investimet dhe zhvillimi ekonomik.

Zona e parë deri në të tetën përfshin fshatrat Rapshë, Brojë, Kastrat, Bratosh, Vrith, Vajush, Reç dhe Rrepisht, të cilat së bashku shtrihen në 19,203 hektarë.

Zona e nëntë përfshin qytetin e Koplik dhe fshatrat Kamicë-Flakë, Stërbeq, Jubicë, Kalldrun, Dobër, Ktosh, Gjormë, Omaraj, Grilë dhe Boriç i Madh, që shtrihen në 2,769 hektarë.

Po ashtu, zona e dhjetë përfshin destinacionet alpine Vermosh, Lëpushë, Vukël, Nikç dhe Bogë, pjesë e njësive administrative Kelmend dhe Shkrel, me sipërfaqen më të madhe prej 29,614 hektarësh.

Sipas këtij vendimi, në këto territore do të promovohen aktivitete të zhvillimit ekonomik, industrial dhe turistik, me qëllimin për të nxitur investimet dhe për të rigjallëruar ekonominë lokale në zonat malore të Malësisë së Madhe.

1 Koment

  1. Kelmendi nuk ësht në shitje
    Para se të merren vendime vendore de bëhet kuvend me popullin
    Pastaj çdo zhvillim çi do bahet do behet nga venalit jo nga kriminelat me urdhër të krye banditit ramoviç
    Ndërsa çdo cenim në pronat private nga vendoret do perbadhohen me gryken e huts
    Pa parashikim mik apo kushri se ata ishin kriminelat e AXHES TON çi I Morena jeten në lule trinis
    Un nuk do kem mëshirë per askënd çi nuk zbaton ligjin e Lek Dukagjinit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related