Thirrjet “Berisha në burg“ gjatë protestës, kryedemokrati: Promotori është Balla

Publikuar me datë:

Sali Berisha, në një bashkëbisedim me ndjekësin e tij online, ka deklaruar se protestat e sotme do të ketë një pjesëmarrje të paprecedent për shkak të ardhjes dhe të mijëra shqiptarëve nga diaspora.

Berisha tha se PD po e ndjek me vëmendje këtë zhvillim dhe këtë protestë të cilën e quajti si ‘shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Më tej Berisha komentoi dhe thirrjet gjatë protestës të cilat kërkojnë burgosjen e tij. Kreu i PD tha se kjo thirrje gjatë tubimeve ka një promotor dhe ai është Taulant Balla.

“Unë dhashë një shpjegim, kjo është thjesht një thirrje e atyre që nuk u bënë dot opozitë për shkak të lidhjeve me qeverinë dhe bëjnë opozitën e opozitës.

Për të mos thënë tjetrën, që dy ditë më parë, Taulant Balla Yaris deklaroi se ai është promotori i kësaj thirrje.

Unë, natyrisht nuk impresionohem nga një thirrje e tillë, as nga përpjekja për të mbrojtur Edi Ramën duke përdorur emrin e Sali Berishës.

Këto janë gjëra krejtësisht të parëndësishme në raport me gjigantin, me uraganin rinor qytetar.

Dhe qëndrimi im ka qenë ndaj të gjithë demokratëve, që kurrë degëzat, gjethet nuk duhet të na pengojnë të shohim trungun madhështor të kësaj proteste”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Diaspora do të mblidhet tek ish-Stacioni i Trenit, marshim drejt Kryeministrisë

Një video e shpërndarë në platformën sociale Facebook nga...

Mbyllet Ngushtica e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban

Irani ka njoftuar se po mbyll Ngushticën e Hormuzit,...

Londër/ Përplasen trenat, një viktimë dhe disa të plagosur nga aksidenti hekurudhor

Një tragjedi ka ndodhur në Bedford, Mbretëria e Bashkuar,...