Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike jopartiake për të përgatitur zgjedhjet e reja

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një komunikim online me qytetarët ka komentuar kërkesat e protestuesve për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Berisha tha se këto kërkesa për qeveri teknike jopartiake janë legjitime.

“Mendoj se kërkesa e saj është më e drejta e të gjithë të të drejtave, dorëheqje e menjëhershme.
Dorëheqje e menjëhershme, krijimi i një qeverie teknike jopartiake.
Pse jopartiake?
Nuk ka asgjë, një qeveri teknike mund të jetë jopartiake edhe sikur të mos ishte protesta, por sot kemi një protestë jopartiake.
Prandaj dhe krijimi i një qeverie jopartiake me misionin e përgatitjes së zgjedhjeve të reja.
Mendoj se ky do ishte shërbimi më i madh që do i bënin kombit dhe Shqipërisë”, deklaroi Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Londër/ Përplasen trenat, një viktimë dhe disa të plagosur nga aksidenti hekurudhor

Një tragjedi ka ndodhur në Bedford, Mbretëria e Bashkuar,...

Tare: Shpresoj shumë që Milani të gjejë qetësi me Alegrin

Në një intervistë të fundit, ish-drejtori sportiv i Milan-it,...

Basir Çollaku: Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Me një frymëmarrje të dendësuar ligsht, me një fjalë...