Tubimi mbarëkombëtar! Mijëra qytetarë prej 21 ditësh në protestë kundër Ramës, sot Diaspora në Tiranë

Publikuar me datë:

Teksa dje mijëra qytetarë protestuan për disa orë në Tiranë, ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, sot do të mbahet sërish një tubim, edhe më madhështor.
Mbrëmja e sotme, kësaj proteste pritet t’i bashkohen mijëra shqiptarë nga diaspora, teksa në rrjetet sociale janë publikuar kolona të gjata automjetesh nga vende të ndryshme të Europës, me destinacion Shqipërinë.

Dje, protestuesit vijuan për mbi 2 orë marshimin kilometrik në rrugët e Tiranës. Pas ecjes në këmbë ata iu drejtuan sheshit “Skënderbej” në kryeqytet, duke mbyllur protestën-marshim, e 20-ta radhazi që prej nisjes së revoltës kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij.

Protestuesit prej tre javësh tanimë mblidhen çdo natë para Kryeministrisë, mbajnë fjalime, lëshojnë thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe më pas nisin marshimin kilometrik në kryeqytet. Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës, teksa revolta që nisi si pakënaqësi për atë që po ndodhte në Zvërnec, tanimë ka marrë përmasa mbarëkombëtare të shprehjes së pakënaqësie ndaj qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related