Me betoniere në protestë, mesazh për lidhjet mes krimit dhe ndërtimit

Publikuar me datë:

Një betoniere ka bërë bujë në protestën e organizuar këtë të shtunë, duke u shndërruar në një simbol të asaj që organizatorët e quajnë pastrim parash përmes sektorit të ndërtimit.

Protestuesit theksuan se praninë e betonieres e kanë të menduar për të nxjerrë në pah shqetësimet lidhur me investimet e paligjshme në ndërtim, të cilat lidhen me fitime të mundshme nga aktivitete kriminale.

Kjo simbolikë vjen në një periudhë kur SPAK ka nisur disa hetime dhe operacione ndaj bizneseve shqiptare të dyshuara për përfshirje me grupe kriminale. Këta individë dyshohet se kanë shfrytëzuar investimet në ndërtim për të legalizuar të ardhura që rrjedhin nga trafiku i drogës e aktivitetet e tjera të paligjshme.

Me këtë formë proteste, pjesëmarrësit bëjnë thirrje për më shumë transparencë dhe kërkojnë hetime të thelluara mbi burimin e kapitaleve që investohen në projektet e mëdha ndërtimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Treni i metrosë del nga shinat në Stamboll, tre persona të plagosur

Një ngjarje e rëndësishme ndodhi në rrjetin e metrosë...

Vrasja dhe zhdukja e Eglant Koçit, çfarë e tradhtoi Armand Shakajn?

Pas ekzekutimit të Eglant Koçit me plumb në kokë...

Italia dhe Spanja ‘përplasje’ për çështjen e emigrantëve

Në një analizë më të thellë të qeverisjes, është...