Perla e Mirela Kumbaros: Ne jemi kalimtarë, Edi Rama jo

Publikuar me datë:

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrat kanë mbajtur nga një deklaratë, gjatë së cilës ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, u pyet për rezultatet të cilat ‘justifikonin’ jetëgjatësinë e saj në qeveri.

Kumbaro ka goditur me përgjigjen e saj ku e bën të qartë se të gjithë në atë parti janë kalimtarë, përveç Ramës.

Ajo tha se rezultatet në fakt maten përmes votës dhe analizës së brendshme të skuadrës socialiste, duke theksuar se asnjë ministër nuk është aty sepse është i zoti vetë, por për shkak se është pjesë e kësaj skuadre.

Ministre, tre kolegët tuaj që sapo folën janë tre ministra të rinj të kabinetit Rama 4. Pas kryeministrit Rama ju jeni ministrja më afatgjatë në këto katër mandate. A mund të na thoni cilat janë rezultatet që justifikojnë këtë vazhdimësinë tuaj në kabinetet e zotit Rama?

Kumbaro: Rezultatet janë ato që maten dhe vlerësohen çdo 4 vjet, qoftë nëpërmjet votës, qoftë përmes vlerësimit dhe analizave që bëjmë si skuadër e maxhorancës.

Asnjë ministër nuk është aty sepse është vetë, por sepse jemi pjesë e një skuadre. Si në çdo skuadër rolet ndërrohen, lëvizin me detyra të caktuara, që nga deputeti, drejtuesi politik, që nga ministri apo pjesëmarrja në komisione parlamentare.

Është pjesë e një skuadre, pjesë e një filozofie. Nuk është ministri që qëndron, por maxhoranca dhe lidershipi i Edi Ramës. Ne jemi pjesë e një skuadre dhe bashkëpunojmë në role dhe detyra të caktuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Qeni kafshoi në kokë 4-vjeçaren, procedohet pronari i Pitbullit në Vlorë

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht pronarin e qenit...

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi tentoi të...

Trumpi dhe Irani bëjnë marrëveshje për armëpushim dyjavor

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja ka pranuar...

Çmimet globale të naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes SHBA–Iran për armëpushim

Çmimet globale të naftës kanë pësuar një rënie të...