“Më luti për të bërë një foto”/ Meloni i përgjigjet Trumpit: Shpifës, unë dhe Italia nuk lypim kurrë!

Publikuar me datë:

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka replikuar me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump pasi ky i fundit, e ironizoi duke thënë se ajo e kishte lutur të bënin një foto gjatë Samitit të G7-ës dhe se i erdhi keq për të.

Në një video të publikuar në X, liderja italiane theksoi se nuk e kupton sjelljen e Presidentit të SHBA ndaj aleatëve të tij, ndërsa shtoi se është për të ardhur keq që ai nuk ka të njëjtën vendoshmëri ndaj armiqve.

Ajo i cilësoi deklaratat e presidentit amerikan si të sajuara, ndërsa e përfundoi fjalën e saj duke thënë: ”Unë dhe Italia nuk lypim kurrë”.

“Disa gjëra meritojnë një përgjigje të menjëhershme. Deklaratat e Donald Trump janë të sajuara. Jam e shokuar. Nuk e di pse sillet presidenti i SHBA në këtë mënyrë me aleatët e tij, është për të ardhur keq që nuk ka të njëjtën vendosmëri me armiqtë e Perëndimit dhe të SHBA. Por ai duhet të kujtojë një gjë: unë dhe Italia nuk lypim kurrë”, tha Meloni.

Io e l’Italia non imploriamo mai. pic.twitter.com/sTpKlqWB67 — Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) June 19, 2026

Io e l’Italia non imploriamo mai. pic.twitter.com/sTpKlqWB67

— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) June 19, 2026

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...