Mjeku: Qytetarët paguajnë 60% të të ardhurave për shëndetësinë. Rama duhet të largohet

Publikuar me datë:

Mjeku Ilir Allkja mori pjesë në protestën e organizuar para Kryeministrisë, ku theksoi se shqiptarët kontribuojnë me 60% të të ardhurave të tyre për shpenzime në shëndetësi nga xhepi i tyre.

Ai përmendi se premtimi i qeverisë për ofrimin e shëndetësisë falas është shndërruar në një makth për popullin shqiptar.

Allkja shprehu bindjen se Kryeministri Rama duhet të jepte dorëheqjen për këtë situatë.

“Ne thërrasim: të kemi shëndetin. Por, sa para shpenzohen për shëndetin e qytetarëve? Shqiptarët paguajnë 60% të të ardhurave të tyre për shërbime shëndetësore. Kjo është më e larta në krahasim me vendet e tjera të rajonit,” tha ai.

Ai vazhdoi duke shtuar se Rama duhet të largohet pasi premtimi për shëndetësi të lirë është kthyer në një sfidë të madhe për shqiptarët.

“Sot, shqiptarët në nevojë po paguajnë më shumë se popujt e tjerë në rajon dhe në botë për shëndetin e tyre. Prandaj, kjo është një nga arsyejt që Rama duhej të kishte ikur shumë kohë më parë,” përfundoi Allkja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit e rinj të komisariateve

Policia e Shtetit ka vazhduar me procesin e ristrukturimit...

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Francë, arrestohen 7 shqiptarë

Një operacion i bashkërenduar mes autoriteteve belge dhe franceze...

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër

Një zjarr është shpërthyer në një zonë me barishte...