SPAK kërkon 2 vite shërbim prove, kur pritet të jepet vendimi për Bufin e Roskovecit

Publikuar me datë:

Seanca për përfundimet e mbrojtjes së Kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, u mbyll këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, ku ajo po përballet me akuzat për shpërdorim të detyrës në kontekstin e veprimtarisë politike dhe zgjedhore.

Bufi ka mohuar akuzat, duke theksuar se nuk ka ushtruar presion mbi asnjë qytetar dhe e ka shpallur veten të pafajshme.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg, duke propozuar gjithashtu që kjo të konvertohet në një shërbim prove për një periudhë prej 2 vjetësh. Vendimi i Gjykatës së Posaçme për këtë çështje është caktuar të shpallet më 1 korrik në orën 10:00.

Ajo akuzohet për “përdorim të detyrës në veprimtari politike dhe zgjedhore”. Sipas hetimeve nga organi akuzues, Bufi, në rolin e saj si kryetare e bashkisë, dyshohet se ka kërkuar nga një individ që të mos merrte pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe të mos angazhohej në veprimtari politike me forca të tjera, duke e kërcënuar në këtë mënyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related