Rama nuk ndal sulmet ndaj protestuesve, i quan sërish të nxitur nga Irani: Regjimi ka futur gënjeshtrën në mendjen e njerëzve

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish shqetësimin e tij lidhur me protestat e fundit që po zhvillohen në vend, duke i lidhur ato me një fushatë të gjerë dezinformimi dhe ndërhyrjeve kibernetike.

Ramë theksoi se një pjesë e konsiderueshme e narrativës që po qarkullon në platformat online është e formuar nga manipulime digjitale, duke përfshirë video të falsifikuara dhe materiale të marra nga protestat në vende të tjera, të cilat paraqiten si ngjarje shqiptare. Ai theksoi se këto aktivitete janë mbështetur nga rrjete bot-esh, të cilat, sipas tij, kanë lidhje me sulmet kibernetike që po vazhdojnë ndaj Shqipërisë.

Ai paralajmëroi se këto zhvillime po ndikojnë direkt në funksionimin e demokracive moderne dhe në proceset politike në Europë. Rama gjithashtu kritikoi mënyrën se si informacioni po qarkullon në rrjetet sociale, duke argumentuar se liria e shpërndarjes së informacionit po keqpërdoret.

Rama: “…është provokuar kryesisht sepse Kushner dhe Trump, hija pas tyre, mjaftojnë për të bërë që shumë njerëz nga vende dhe kontinente të ndryshme të reagojnë menjëherë.”

Ai vuri në dukje se sasia e dezinformatave, e videove të rreme dhe e materialeve të marra nga protestat e huaja dhe të prezantuara si protesta në Shqipëri, është alarmante. Rama theksoi se armiku ynë kryesor është Republika Islamike e Iranit, e cila sipas tij, ka realizuar një sulm kibernetik të vazhdueshëm ndaj Shqipërisë për tre vjet rresht, dhe se ata janë përfshirë edhe në këtë kontekst.

“Kjo sasi çmendurie po gërryen demokracitë tona nga brenda dhe po e çon hapësirën europiane në drejtime që, më shpejt se vonë, do ta shkatërrojnë ndjesinë e politikës, vendimmarrjes dhe kompromisit në këtë pjesë të botës,” paralajmëroi ai. Ai përfundoi duke thënë se është e nevojshme që demokracitë të kuptojnë se liria e shtrirjes së informacionit nuk është një zgjatim i lirisë së shprehjes, por një mjet që çdo regjim e përdor për të përhapur gënjeshtra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

GJKKO shpall fajtor ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj, dënohet me 5 vite burg

GJKKO shpall fajtor ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj, dënohet...

Po punohet për hapjen e Pikës Kufitare Zogaj – Ckla/Skje, synohet të jetë gati brenda verës

Institucionet shqiptare dhe ato malazeze kanë intensifikuar përgatitjet për...

Izraeli merr vendimin drastik, ndërpret kontaktet me shefen e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas 

Izraeli ka vendosur të ndërpresë përfundimisht lidhjet zyrtare me...