Humb jetën në moshë fare të re gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Publikuar me datë:

Gazetari dhe aktivisti i Partisë Demokratike, Namir Lapardhaja, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare në Gjermani, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e gazetarit, i cili sot, ndryshe nga herët e tjera, nuk po përgjigjej më në telefon. Sipas raportimeve në media, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë tromboza në zemër.

Vetëm pak ditë më parë, më 5 mars, ai festoi ditëlindjen e tij. Lapardhaja ishte një qytetar i angazhuar, publicist dhe kritik letrar, i cili shquhej për analizat e opinionet në media.

Ai ishte autor librash, esesh dhe një numri të madh artikujsh që do të mbeten trashëgimia e tij kulturore për shoqërinë dhe familjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mbi 2 ton kokainë kapen në Atlantik, arrestohet edhe një shqiptar në bordin e velierës

Një operacion i Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore në Spanjë...

Shllaku kritikon konsultimet publike të Bashkisë Shkodër: “Tallje me qytetarët, jo konsultim”

Këshilltarja e Bashkisë Shkodër, Glorja Shllaku, ka kritikuar mënyrën...

Japoni/ Tajfuni vendin, aktivizohen alarmet e evakuimit në Tokio

Japonia ka ngritur alarmet emergjente në Tokio dhe në...