Nesër besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, kreu i KMSH: Zoti pranoftë agjërimin tuaj!

Publikuar me datë:

Sot është dita e fundit e agjërimit për besimtarët myslimanë ndërsa ditën e nesërme do të kremtohet muaji i shenjtë i Ramazanit me festën e Fitër Bajramit.

Besimtarët do të mblidhen për faljen e madhe nesër në orën 06:30 në sheshin ‘Skënderbej’ teksa ceremonia do të nisë me leximin e Kuranit dhe ligjëratën.

Një urim për të gjithë besimtarët, ka ardhur nga kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu. Ai përcjell urimet më të përzemërta për paqe, shëndet dhe begati në familje e më gjerë.

“Sot jemi në ditën e fundit të një muaji adhurimi, mëshire, falje e solidariteti. Ju përcjell urimet më të sinqerta me rastin e kësaj feste të bukur. Ramazani ishte një udhëtim shpirtëror, i përkushtimit, sakrificës dhe afrimit me zotin.

Përmes agjërimit, lutjeve dhe veprave të mira, ne forcuam besimin tonë dhe ndenjën e solidaritetit me njëri-tjetrin.

Fitër Bajrami është festa që na kujton vlerat më të mëdha njerëzore, mëshirën, dashurinë dhe faljen dhe ndihmën ndaj atyre që kanë nevojë. Le të jetë kjo ditë një moment gëzimi dhe bashkimi për çdo familje shqiptare.

Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ju uroj gëzuar Fitër Bajramin. Zoti e pranoftë agjërimin dhe lutjen tuaj, ju dhëntë paqe dhe begati në familjen tuaj”, tha kreu i KMSH Bujar Spahiu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...

“Përtej murit” në Venecia/ Historia e Zojës së Këshillit të Mirë, nga Shkodra në Genazzano

Historia e Zojës së Këshillit të Mirë, një prej figurave më të rëndësishme të traditës fetare shqiptare, është sjellë në ekran përmes dokumentarit “Përtej murit”, me regji të Gjon Kolndrekajt. Filmi u prezantua në Festivalin e Venecias dhe trajton historinë gati 600-vjeçare të ikonës, si dhe lidhjen e saj me Shkodrën dhe Genazzanon në Itali. […]