Gjiknuri debat me Berishën, kreu i PD: Dil këtu dhe bëj be që s’ke qenë në Aruba

Publikuar me datë:

Seanca e sotme parlamentare u shoqërua me replika mes kreut të PD-së Sali Berisha, dhe deputetit socialist Damian Gjiknuri.

Debati u përqendrua te çështja e shumëpërfolur e Arubës, si dhe te akuzat për marrëveshje të mundshme që lidhen me statusin “non grata” të Berishës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi institucionet e drejtësisë se po fshehin emrin e Damian Gjiknurit në lidhje me çështjen e Arubës.

Ai deklaroi se, sipas informacioneve që qarkullojnë publikisht, shumë persona e lidhin Gjiknurin me këtë histori dhe e sfidoi atë të mohojë publikisht përfshirjen.

Nga ana tjetër, Gjiknuri i hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si shpifje.

Pjesë nga diskutimi:

Berisha: Tani ky Duman, që mund t’i vesh njëqind epitete, po unë nuk e prish gojën, fsheh emrin e Damian Gjiknurit, të cilët ishin dërgata e tij… Damian, tani, edhe po nuk ke qenë, të gjithë për ty thonë. Bëj be sa të duash, nuk ta besojnë. Nuk ta besojnë tani, nuk e kam unë fajin.

Gjiknuri: Meqenëse politikani i mëparshëm, që unë e quaj babeli psikologjik, sepse gjithmonë aty ku do t’i mëshojë asaj që ka rëndësi, e bën relevante, ka një parim ai që e di shumë mirë, se njihemi prej kohësh: “S’ka rëndësi gënjeshtra, rëndësi ka kush e thotë i pari”. Sa për emrin që më përmendi, ai e di shumë mirë që unë s’kam asnjë lidhje me ata, as nuk i njoh, por disa nga emrat që përmenden aty, familjarët e tij janë në foto.

Nuk po them kanë apo nuk kanë lidhje, atë ta sqarojë i zoti i punës, por është një shpifje ordinere. Sa për protestën, i pari që e tha antitrampizëm, e tha ai, pastaj e ktheu pllakën. Kur të dalë e vërteta e Arubës, edhe unë do të them çfarë marrëveshjesh ka bërë ai për të lënë hapësirë që të udhëtojë sërish në Amerikë, këtë duhet t’ua shpjegojë ai deputetëve të tij.

Berisha: Me asnjë shpifje nuk e lan dot veten tënde, Damian, dil e bëj be këtu që s’ke qenë, dil betohu që s’ke qenë në Aruba. Sa i përket asaj, të garantoj që gjithçka është trillim dhe vetëm trillim, dosjen e ka në dorë një armik i imi dhe mezi do të priste të shihte, kurse ty të fsheh ai. Nëse ti thua nuk kam qenë, dil bëj be këtu në Bibël dhe lahu para shqiptarëve, po nuk bën dot be. Dil provoje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]