Gjatë seancës së sotme në Kuvend, kreu i opozitës Sali Berisha lëshoi akuza ndaj institucioneve të drejtësisë dhe mazhorancës, duke pretenduar se po përgatitet arratisja e deputetes Belinda Balluku.
Ai tha se “Skapi nuk e sjell kërkesën tjetër për arrestimin e Belindës sepse po përgatitet arratisja e saj”, duke nënkuptuar se mandati i arrestit nuk po zbatohet me qëllim shmangien e përgjegjësisë.
Berisha akuzoi se udhëtimet e Ballukut drejt Greqisë me skafe janë pjesë e një plani për arratisje, duke shtuar se “edhe deti ka sy” dhe se gjithçka po vëzhgohet.
Ai theksoi se “Skapi i partisë” po bën sikur sjell mandat-arrestin, por në fakt nuk e zbaton, duke lënë hapësirë për largimin e saj.
Berisha: Dhe t’u them tjetrën, ça po bëjnë. Belindën po e përgatit për në arrati.
Cila nga ju ka shoqëruar Belindën në udhëtimet e saj në Greqi me skafe? Do dilni se kujtoni ju se deti nuk ka sy.
Edhe deti ka sy. Ua them unë ju. Dhe ai po pret që të kalojë pak që të arratisë Belindën.
Ndaj dhe Skapi i partisë nuk e sjell, bën sikur e sjell, po nuk e sjell mandat arrestin e saj për së dyti.
Jo, rrini të qetë, nuk e keni këtu se ajo po përgatitet për të ikur.

