“Nuk ka më rini, kemi ngelur mosha e tretë”/ 18 ditë revoltë për largimin e Ramës, protestuesi: Ne pension qesharak, qeveritarët s’dinë ku kanë pasuritë

Publikuar me datë:

Një qytetar, i pranishëm në protestën e 18-të që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën ekonomike dhe për fluksin e të rinjve që po braktisin vendin.

Gjatë fjalës së tij, ai bëri thirrje për mobilizimin e rinisë në protestat që kanë për objektiv kundërshtimin e qeverisë aktuale.

“Rinia duhet të dalë në shesh për të përzënë këta qeveritarë që na kanë vjedhur. Ata kanë akumuluar pasuri vetëm për vete, ndërsa për popullin nuk kanë menduar asgjë. Unë marr një pension qesharak, ndërsa ata as vetë nuk e dinë se sa pasuri kanë,” u shpreh ai.

Ai gjithashtu përmendi me shqetësim fenomenin e emigracionit masiv, duke theksuar se veriu i Shqipërisë po përballet me një mungesë të dukshme të të rinjve.

“Jam nga veriu dhe mund t’ju siguroj se nuk ka më rini. Të moshuarit kanë mbetur, ndërsa të rinjtë kanë ikur,” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...