Gjykata Kushtetuese në RMV rikthen emërtimet e vjetra të rrugëve në Tetovë/ Ndizet debati, partitë shqiptare reagojnë ashpër

Publikuar me datë:

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka miratuar një vendim që shpall të pavlefshme emrat e rrugëve në Tetovë, të vendosur nga Këshilli i Komunës në vitin 2007. Ky vendim u miratua me pesë vota “pro”, ndërsa dy gjyqtarë shqiptarë dhe një gjyqtar turk votuan kundër.

Iniciativa për shqyrtimin e kësaj çështjeje ishte prezantuar nga Lidhja e Luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste e Maqedonisë 1941–1945. Kjo organizatë argumentoi se ndryshimi i emrave ishte kryer pa miratimin e Qeverisë, duke e shkelur kështu ligjin që rregullon emërtimin e rrugëve, shesheve dhe objekteve të tjera infrastrukturore.

Emra të tillë si “Iliria”, “Dëshmorët e Kombit”, “Dervish Cara” dhe “Kongresi i Manastirit” ishin në qendër të vendimit. Për shumë shqiptarë të Tetovës, këto emërtime përfaqësojnë një simbol të përfaqësimit më të drejtë të historisë dhe identitetit shqiptar në hapësirën publike, veçanërisht pas Marrëveshjes së Ohrit.

Bashkë me vendimin për shfuqizimin, emrat e vjetër do t’u rikthehen rrugëve “Kongresi i Manastirit”, “Dëshmorët e Kombit” dhe “Krushevska Republika”, të cilat tani do të quhen sipas politikanit dhe udhëheqësit ushtarak jugosllav, Ivo Llolla Ribar. Po ashtu, dy rrugë emëruara pas figurave të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Abdyl dhe Sami Frashëri, do të bëhen me emrat e diktatorit rus “Lenin” dhe partizanit “Radovan Coniq”. Emri i rrugës “Metodija Andonov Çento” gjithashtu do të ndryshohet, duke e quajtur atë tani sipas partizanit slloven Boris Kidriç.

Mbështetësit e këtij vendimi argumentojnë se ndryshimet e vitit 2007 ishin realizuar në shkelje të procedurave ligjore, dhe se rikthimi i emrave të mëparshëm paraqet një korrigjim të një procesi të paligjshëm. Në këtë linjë, Darjan Sotiroski ka shprehur mbështetje për rikthimin e emrave historikë si “Josip Broz Tito”, “Radovan Coniq”, “Ivo Lola Ribar” dhe “29 Nëntori”.

Këto zhvillime kanë shkaktuar reagime të forta nga partitë shqiptare. Bashkimi Demokratik për Integrim e ka cilësuar këtë vendim si një pjesë të një fushate kundër arritjeve politike të shqiptarëve, ndërsa Arbër Ademi e ka përshkruar si një “Gjykatë destabilizuese”, që i kthen gjërat pas në kohë.

Debati mbi emrat e rrugëve kalon përtej aspekteve ligjore. Emërtimet e hapësirave publike mbeten një çështje e ngarkuar historikisht, politikisht dhe identitarisht. Vendimi i fundit pritet të thellojë diskutimet mbi mënyrën se si përfaqësohet kujtesa kolektive dhe historia në hapësirën publike të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

E zë poshtë zetori, humb jetën 65-vjeçari në Lushnje

Një tragjedi ka ndodhur sot pasdite në Lushnjë, ku...

Shkenca, ja pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat

Nëse ndiheni si një magnet për mushkonjat, shkenca ka...