Blerta Dragusha merr detyrën e Rektores së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Publikuar me datë:

Prof. Dr. Blerta Dragusha ka marrë zyrtarisht detyrën e Rektores së Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, duke e cilësuar këtë si një nder të veçantë dhe një përgjegjësi të madhe ndaj institucionit, komunitetit akademik, studentëve dhe qytetit të Shkodrës.

Në mesazhin e saj drejtuar stafit akademik, studentëve, administratës dhe qytetarëve, Dragusha theksoi se e ka pranuar detyrën me përkushtim të plotë dhe me bindjen se misioni i universitetit – formimi i brezave të rinj, zhvillimi i kërkimit shkencor dhe promovimi i dijes – duhet të jetë në qendër të çdo vendimmarrjeje.

Rektorja e re falënderoi Ministren e Arsimit për besimin e dhënë, duke premtuar drejtim me integritet, transparencë dhe vizion, me fokus kryesor interesin e studentëve dhe zhvillimin e universitetit. Ajo shprehu gjithashtu mirënjohje për ish-rektorin Tonin Gjuraj për kontributin e tij në drejtimin e institucionit gjatë dy viteve të fundit.

Dragusha u zotua për bashkëpunim të ngushtë me stafin akademik dhe administrativ, duke synuar forcimin e kulturës institucionale të bazuar në dialog, meritokraci dhe profesionalizëm. Ajo nënvizoi se studentët do të mbeten në qendër të misionit universitar, ndërsa universiteti do të punojë për të zgjeruar lidhjet me komunitetin dhe partnerët akademikë brenda dhe jashtë vendit.

Në fund të mesazhit, rektorja e re u bëri thirrje maturantëve të zgjedhin programet e studimit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për vitin akademik 2026–2027, duke theksuar se “së bashku do të ndërtojmë të ardhmen përmes dijes, inovacionit dhe vlerave”.

Reagimi i plote

Të nderuar kolegë,

Të dashur studentë,

Të nderuar punonjës të administratës,

Të nderuar qytetarë,

Marrja e detyrës së Rektores së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” përbën për mua një nder të veçantë, por mbi të gjitha një përgjegjësi të madhe ndaj këtij institucioni, komunitetit akademik, studentëve dhe qytetit tonë.

E kam pranuar këtë detyrë me përkushtim të plotë dhe me bindjen se misioni i universitetit tonë – formimi i brezave të rinj, zhvillimi i kërkimit shkencor dhe promovimi i dijes – duhet të jetë gjithmonë në qendër të çdo veprimi dhe vendimmarrjeje.

Falenderoj Ministren e Arsimit për besimin e dhënë dhe siguroj të gjithë komunitetin se do ta ushtroj këtë detyrë me integritet, përgjegjshmëri, transparencë dhe vizion, duke vendosur gjithmonë në plan të parë interesin e studentëve dhe zhvillimin e universitetit.

Një falënderim, vlerësim dhe mirënjohje e veçantë shkon për Prof. Dr. Tonin Gjuraj, për kontributin e tij në drejtimin dhe zhvillimin e Universitetit të Shkodrës si Rektor i këtij institucioni gjatë këtyre dy viteve. I uroj suksese në angazhimet e tij të ardhshme dhe besoj se përvoja e tij do të vijojë t’i shërbejë arsimit të lartë shqiptar.

Jam e vendosur të bashkëpunoj ngushtë me stafin akademik dhe administrativ, duke forcuar një kulturë institucionale të bazuar në dialog, respekt reciprok, meritokraci, profesionalizëm dhe përgjegjësi të përbashkët.

Studentët do të mbeten gjithmonë në qendër të vëmendjes sonë, si arsyeja kryesore e ekzistencës dhe misionit të universitetit, ndërsa do të punojmë për të forcuar më tej lidhjet me komunitetin, partnerët institucionalë dhe botën akademike brenda dhe jashtë vendit.

Në ushtrimin e kësaj përgjegjësie do të udhëhiqem nga parimet e qeverisjes së mirë universitare: transparenca, llogaridhënia, autonomia akademike, promovimi i ekselencës dhe përfshirja aktive e komunitetit universitar në proceset e zhvillimit institucional.

Me besim të plotë në potencialin e jashtëzakonshëm të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe me respekt për traditën e tij 70-vjeçare, ju siguroj për përkushtimin tim dhe ekipit tim për të punuar së bashku në ndërtimin e një universiteti më të fortë, më cilësor dhe më konkurrues.

Një ftesë të veçantë ua drejtoj të gjithë maturantëve: bëhuni pjesë e komunitetit tonë universitar duke zgjedhur programet e studimit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për vitin akademik 2026–2027.

Së bashku do të ndërtojmë të ardhmen përmes dijes, inovacionit dhe vlerave!

Me respekt,

Prof. Dr. Blerta Dragusha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Eurostat: Shqipëria, e parafundit në Europë për mirëqenien

Një grafik i ripublikuar nga Ministria e Financave para...

Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, Gjergji Lala. Gjergj...

Bie nga skela në vendin e punës, plagoset rëndë 45-vjeçari në Memaliaj

Në Teqenë e Koshtanit, në Bashkinë Memaliaj, një 45-vjeçar...