Deklarata e aktivistit Arben Kola gjatë protestës ka ngjallur diskutime dhe pikëpyetje mbi zhvillimin e mëtejshëm të tubimit. Thirrja që gratë dhe fëmijët të vendosen në vijën e parë të protestës ka shtuar spekulimet nëse ekziston frika se protesta paqësore mund të përballet me tensione apo përshkallëzim të situatës.
Mbetet për t’u parë nëse protesta do të vijojë në mënyrë paqësore, ndërsa organizatorët kanë deklaruar vazhdimisht se qëllimi i saj është qytetar dhe jo i dhunshëm.

