Një tragjedi e re ka ndodhur në Brazil, ku një grua 59-vjeçare humbi jetën pas një rënie nga një lartësi rreth 30 metrash gjatë një ecjeje malore me grupin e saj. Sipas raporteve nga mediat braziliane, Rosemary Suzart Garcia po merrte pjesë në një aktivitet ecjeje në zonën e Grutas do Spar, në Maricá, ditën e diel, kur për shkak të humbjes së ekuilibrin, ra nga një shkëmb.
Siç raportohet, Garcia kishte ndaluar në një shteg të ngushtë panoramik për të aplikuar një ilaç kundër insekteve në këmbë, kur ndodhi ngjarja fatkeqe. Dëshmitari okular Giovanni Maximino tha se guida e grupit përpiqej ta shpëtonte duke e kapur për dore, por iu desh të dorëzohej pa sukses. “Guida bëri çdo gjë për ta mbajtur, por thuajse ra edhe vetë. Lartësia ishte rreth 30 metra. Ajo sapo kishte përfunduar me aplikimin e ilaçit kundër insekteve. Ngjarja ndodhi jashtëzakonisht shpejt,” shpjegoi ai për median lokale. Sipas dëshmitarëve, viktima, që vinte nga Rio de Janeiro, kishte qenë e pajisur me mjete sigurie, përfshirë helmetë dhe doreza, por ato nuk arritën ta mbrojnë nga pasojat fatale të rrëzimit.
Autoritetet e zonës informuan se familjarët e viktimës u kontaktuan vetëm në orët e para të mëngjesit, pasi identifikimi i saj dhe njoftimi i të afërmve ishte një proces i vështirë. “Mundëm të arrijmë të kontaktojmë fëmijët e saj, të cilët jetojnë në Recreio dos Bandeirantes, rreth orës dy të mëngjesit për t’u dhënë lajmin. Para këtij momenti, nuk kishim kontaktuar me asnjë anëtar të familjes,” tha një nga zyrtarët e përfshirë në operacion. Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur plotësisht rrethanat që çuan në këtë aksident të rëndë.
Kjo ngjarje e trishtuar ndodh vetëm një ditë pas një tjetër incidenti fatal në Brazil, ku një 21-vjeçare humbi jetën pas një rënie nga një lartësi prej rreth 40 metrash gjatë një kërcimi me litar nga urës Ponte do Esqueleto, në shtetin e São Paulos.

