Mirsad Basha ngre shqetësimin: “Plazhi ekonomik” i Bashkisë Shkodër me çmim sa plazhet private

Publikuar me datë:

Këshilltari bashkiak Mirsad Basha ka reaguar lidhur me tarifat e vendosura në plazhet e administruara nga Bashkia Shkodër në Velipojë, duke vënë në pikëpyetje konceptin e “plazhit ekonomik”.

Sipas Bashës, nga katër plazhet ekonomike të miratuara nga Këshilli Bashkiak dhe të administruara përmes shoqërisë aksionere Skodrinon-Biostrajca, po aplikohet një tarifë prej 400 lekësh për shezllonet, pa një vendim të miratuar nga Këshilli Bashkiak.

Ai thekson se më herët ishte diskutuar që çmimi të ishte në nivelin 250-300 lekë, ndërsa aktualisht tarifa prej 400 lekësh është e njëjtë me atë që aplikojnë shumë plazhe private në Velipojë.

“Nuk ka asnjë arsye që plazhi i Bashkisë të ketë çmime kaq të larta, kur është krijuar me taksat e qytetarëve dhe duhet të jetë në shërbim të tyre”, shprehet Basha, duke kërkuar transparencë për mënyrën e përcaktimit të tarifave.

Sipas tij, nëse plazhet e quajtura “ekonomike” nuk ofrojnë çmime më të ulëta dhe më të përballueshme se subjektet private, atëherë humbet kuptimi i vetë emërtimit “plazh ekonomik”.

Postimi i plotë:

Ne ndarjen e re te plazheve ne Velipoje, pervec plazheve publike dhe private, kete vit do te kete edhe 4 plazhe te ashtuqujtuna “ekonomike”, te administrume nga Bashkia Shkoder permes shoqnise aksionere Skodrinon-Biostrajca, e cila administrohet direkt nga drejtuesja e Bashkise Ermira Teliti, njikohesisht edhe shefe e kabinetit dhe “shefja e shefave” ne Bashkine Shkoder.

Keto plazhe u miratunen nga Keshilli Bashkiak si plazhe ekonomike, por sot po vendoset nje tarife prej 400 lekesh per shezllonet plastike, pa nji vendim e miratim te Keshillit Bashkiak, por sipas qejfit te Biostrajces. Pak kohe ma pare u diskutu ne Keshill se cmimi do te ishte 250-300 leke.

Nuk ka asnje arsye qe cmimi ne plazhin e Bashkise te jete kaq i nalte, kur ky plazh asht kriju me taksat tona, e ky plazh bahet per popullin. Per ma teper, tarifa e ketij plazhi nuk u paraqit ne Keshillin Bashkiak per votim, e kur bahet fjale per taksat tona dhe per qytetaret, duhet miratim.

Asht e papranueshme qe nje plazh i qujtun “ekonomik” te kushtoje 400 leke, nderkohe qe sot ne Velipoje ka plazhe private me cmime 300-400 leke.

Nese plazhi i Bashkise nuk ofron nje cmim ma te ulet dhe ma te perballueshem per qytetaret, atehere cka e ban ate “ekonomik”?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...

Kryeministri: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve

“Diskutim për bashkimin Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik...