Marjana Koçeku braktisi grupin e PS/ Berisha: Të gjithë deputetët socialistë të largohen nga Rama, kjo i hap rrugë shkarkimit të kryeministrit me mocion mosbesimi

Publikuar me datë:

Kreu i PD, Sali Berisha ftoi deputetët socialistë që të largohen nga Edi Rama. Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha tha se kjo i hap rrugë shkarkimit të kryeministrit Edi Rama me mocion mosbesimi në Parlament.

Deklarata e Berishës erdhi pasi ‘Neomalsorja’, deputetja Marjan Koçeku, braktisi grupin parlamentar socialist 2 ditë më parë.

Anisa Kadesha, RTSH: Nëse mund të na bëni një koment në lidhje me disa zëra kundër brenda Partisë Socialiste dhe daljen si e pavarur e një deputeteje të Partisë Socialiste. Nëse keni një koment për këto zhvillime brenda PS-së?

Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen. Unë vlerësoj çdo zë kundër Edi Ramës dhe në mbështetje të protestës.
Unë rikujtoj këtu shqiptarët, se një zgjidhje plotësisht e mundshme do të ishte, dhe është; në qoftë se Edi Rama nuk pranon zgjidhjen, një zgjidhje tjetër paqësore siç e kërkojnë protestuesit, është largimi i të gjithë deputetëve socialistë që nuk janë të implikuar në krime dhe kjo i hap rrugën shkarkimit me mocion mosbesimi Edi Ramës.
Kjo shkarkon në vend Edi Ramën dhe krijon në parlament një mundësi për plotësimin e të gjitha kërkesave, si të 5 kërkesave të tyre ashtu dhe të një liste tjetër me 20 kërkesa duke i analizuar një nga një ato.
Pra, opozita i ka dhe do t’i ketë të gjitha votat në favor, pa asnjë hezitim, të kërkesave kushtetuese të të drejtave dhe që janë të tilla, të drejta janë dhe janë kushtetuese, të protestës rinore qytetare.
Faleminderit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndërhynë pa leje gjatë seancës, gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika...

Tensione në Kuvend/ Deputetët demokratë bllokojnë Foltoren, afrohet Garda

Është shoqëruar me tensione seanca e sotme në Kuvend. Deputetët...

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestë te Kuvendi, deputeti i PS gris pankartën

Protesta kundër qeverisë është “zhvendosur” te Kuvendi.Deputetët që hynin...