Pas incidenteve të mbrëmshme, organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve: Do marshojmë vetëm brenda ‘Unazës’

Publikuar me datë:

Marshimi ka filluar tani nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, për të 16-tën ditë proteste kundër qeverisë.

Ngjashëm me protestat e kaluara, protestuesit do të ndalojnë para godinës së Kryeministrisë, ku planifikohen fjalime nga organizatorët dhe pjesëmarrësit.

Pasi të përfundojnë fjalimet, qytetarët pritet të vazhdojnë marshimin në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.

Gjatë fjalës së tyre me megafon, organizatorët i kërkuan protestuesve të ruajnë qetësinë dhe unitetin gjatë marshimit, duke theksuar se incidentet e natës së kaluar nuk duhet të përsëriten.

“Marshimi është organizuar nga vetë të rinjtë, por nga sot do të kujdesemi më shumë për mbarëvajtjen e tij, në mënyrë që të shmangen incidentet e mbrëmshme. Nuk do të ketë më marshim jashtë Unazës,” tha aktivisti Kola.

Një tjetër organizator gjithashtu u siguroi pjesëmarrësve se ngjarjet e natës së kaluar nuk do të përsëriten.

“Ajo që ndodhi mbrëmë nuk do të përsëritet,” u shpreh ai.

Kujtojmë se mbrëmë, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit marshuan nën thirrje dhe mbërritën te mbikalimi i Kasharit, duke u nisur më pas drejt rrugës që çon në Rinas.

Dalja nga qyteti i Tiranës u bllokua, me rrugën dytësore si të vetmin aks për lëvizje. Edhe rruga hyrëse drejt kryeqytetit përjetoi trafik të rënduar.

Policia ndërhyri duke e bllokuar marshimin e protestuesve dhe duke mos lejuar kalimin deri në aeroport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pushtohet nga plehrat bregdeti i Durrësit

Durrësi ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, por kjo...

Çmontohet banda e makinave në Athinë, 11 shqiptarë mes të arrestuarve

Policia greke ka ndërmarrë një operacion të suksesshëm, duke...

Vajzat shqiptare kalojnë djemtë në rezultatet e larta në matematikë

Për një kohë të gjatë, matematika ka qenë e...

Përfundojnë fjalimet para kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

Një grup qytetarësh ka përfunduar fjalimet e tyre para...