Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Publikuar me datë:

s

Largimet jashtë vendit dhe ulja e lindjeve po tkurrin ndjeshëm brezin e ri. Edhe më pak maturantë do të jenë këtë vit në provimet e Maturës Shtetërore.

Rreth 26 500 të rinj në të gjithë vendin kanë nisur përgatitjet për mbylljen e shkollës së mesme dhe orientimin e tyre drejt universiteteve, brenda dhe jashtë vendit.

Zëvendësministrja e Arsimit, Orjana Osmani, tregon se aktualisht maturantët kanë mbyllur plotësimin e formularit A1 për përcaktimin e lëndës me zgjedhje, e cila tregon edhe orientimin drejt universiteteve.

“Në të gjitha shkollat e Shqipërisë kanë filluar konsultimet që e ndihmojnë nxënësin për t’u përgatitur për të gjitha provimet”, thotë ajo. “Në datën 7 janar kemi botuar edhe testet provë që mendojmë se i kanë ndihmuar maturantët për t’u përgatitur”.

Edhe pse çdo vit administrimi i Maturës është një proces që has probleme pothuajse në çdo provim, numri dy i Ministrisë së Arsimit tregon masat që po merren për të shmangur daljen e tezës. “Të gjithë përgjegjësit duhet të ushtrojnë autoritetin e tyre për mbarëvajtjen e provimit”, thotë ajo.

Ndërkohë, edhe këtë vit maturantët me aftësi ndryshe do të kenë teste të veçanta dhe me një nivel më të ulët vështirësie. Notat e tyre do të kenë të njëjtën peshë si ato të nxënësve me teste standarde.

Matura Shtetërore nis në qershor me provimin e gjuhës së huaj, më datë 2. Më 9 qershor zhvillohet provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, ndërsa më 16 qershor ai i matematikës. Matura Shtetërore mbyllet me provimin e lëndës me zgjedhje më 23 qershor./ A2 CNN

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Përtej murit” në Venecia/ Historia e Zojës së Këshillit të Mirë, nga Shkodra në Genazzano

Historia e Zojës së Këshillit të Mirë, një prej figurave më të rëndësishme të traditës fetare shqiptare, është sjellë në ekran përmes dokumentarit “Përtej murit”, me regji të Gjon Kolndrekajt. Filmi u prezantua në Festivalin e Venecias dhe trajton historinë gati 600-vjeçare të ikonës, si dhe lidhjen e saj me Shkodrën dhe Genazzanon në Itali. […]

Ardit Çylybyli: Puna për zgjedhjet vendore të 2027-ës sapo ka nisur, synojmë fitoren në Shkodër

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Shkodër, Ardit Çylybyli, ka...