Paraburgim për 5 të arrestuarit për rastin “Reçaku II”, dyshohen për krime lufte!

Publikuar me datë:

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit pesë të arrestuarve të dielën nën dyshimin se kanë kryer krime lufte duke marrë pjesë në masakrën e Reçakut.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve N.P., S.J., B.P., S.M. dhe S.S., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin.

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu duke marr parasysh se të gjithë të pandehurit janë edhe shtetas të Serbisë, ekziston rreziku real që të arratisen lehtë dhe të jenë të pa arritshëm për organet e drejtësisë, me çka do të pa mundësohet sigurimi i prezencës së tyre dhe do të pengohej rrjedha normale e procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Gjykata gjithashtu vlerësoj se nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit të ndikojnë në prova dhe në dëshmitarë andaj konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje penale.

Ndryshe, pesë serbët, të gjithë pjesëtarë të Policisë së Serbisë më 1999, janë arrestuar të dielën në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për rastin e njohur si “Reçaku II”./Radio Evropa e Lirë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Revolucioni kundër Kastës politike të korruptuar/ Kush është Kali i Trojës?

Në çdo lëvizje qytetare vjen një moment kur debati...

Dy standardet e Mariana Koçekut dhe enigma e lëvizjeve brenda Partisë Socialiste

Politika shqiptare vazhdon të prodhojë paradokse që shpesh e...

Gjendja e sistemit spitalor, PD kërkon interpelancë urgjente me Ministren Sala

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kanë depozituar në Kuvend...