U vra me breshëri plumbash në Mirditë, del fotoja e Valter Lleshit

Publikuar me datë:

Personi në foto është 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili u vra mëngjesin e sotëm në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, pasi u qëllua me breshëri plumbash brenda automjetit të një kompanie ku ishte i punësuar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10 dhe ka tronditur zonën.

Sipas burimeve nga hetimet, një nga pistat kryesore që po shqyrtohet është ajo e hakmarrjes.

Dyshohet se viktima mund të ketë pasur lidhje të mëhershme me ngjarje kriminale në zonë, përfshirë një dyshim për përfshirje në vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen, i cili rezulton të ketë qenë i afërm i Armando Gjinit.

Megjithatë, policia sqaron se deri tani Valter Lleshi nuk ka qenë i hetuar apo i skeduar si i dyshuar për atë ngjarje. Hetimet po vijojnë për të zbardhur motivin e plotë të krimit dhe për të identifikuar autorët e vrasjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mesfushori i Kombëtares përfundon në tribunë, rrezikon rikthimin te kuqezinjtë

Medon Berisha përfundon sërish në tribunë. Shkak për këtë...

Dinamo përballë Partizanit, Daja: Sfidë speciale, fiton kush gabon më pak

Tekniku i Dinamos, Ilir Daja, tregoi këndvështrimin e tij...

Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij...

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

Shqipëria po vijon përgatitjet për një prej ngjarjeve më...