16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?

Publikuar me datë:

Ish-deputeti dhe ish-ministri Genc Pollo ka reaguar lidhur me protestën e të rinjve të njohur si “Revolucioni i Flamingove”, duke ngritur pikëpyetje mbi mungesën e mbështetjes nga institucionet akademike dhe profesionale në Shqipëri.

Në një postim në rrjete sociale, Pollo sjell në vëmendje shembullin e Serbisë, ku sipas tij lëvizja studentore e nisur pas tragjedisë së Novi Sadit në vitin 2024 gjeti mbështetje të gjerë nga universitete, organizata profesionale, sindikata dhe institucione kulturore.

“Lëvizja studentore në Serbi nisi protestat e saj të vazhdueshme në vitin 2024 pas një aksidenti tragjik në Novi Sad të shkaktuar nga korrupsioni qeveritar. Që atëherë ajo lëvizje është përkrahur me apele publike, përveçse nga partitë opozitare, nga rektorët e dekanët e universiteteve, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, sindikatat, institucione kulturore si teatrot që ndërprenë aktivitetin etj.”, shkruan Pollo.

Sipas tij, këta drejtues institucionesh treguan përgjegjësi sociale dhe nuk u fshehën pas argumentit se nuk merren me politikë. Më tej, Pollo pyet se ku ndodhen institucionet shqiptare përballë kërkesave të protestuesve të rinj dhe thirrjeve për dialog politik.

“Ku janë në Shqipëri këto institucione? Ku janë drejtuesit titullarë të universiteteve, Akademisë së Shkencave, Dhomës së Avokatisë, sindikatave etj. A mendojnë vetëm për rrogën apo privilegjet që u jep pushteti, apo u shkon ndërmend t’i shërbejnë një kauze më të lartë?”, shprehet ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related