Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shprehur urimet e tij për presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në rastin e 80-vjetorit të tij. Në mesazhin e tij, Netanyahu thekson rëndësinë e lidershipit të Trumpit në skenën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Këtë vit, dita juaj e lindjes përkon me një periudhë të lumtur,” shkroi Netanyahu në një postim në rrjetet sociale, duke i dëshiruar Trumpit “forcë dhe energji të palodhur në udhëheqjen e Amerikës drejt një të ardhmeje të ndritshme, me paqe përmes forcës”.
“Ju uroj forcë dhe energji të palëkundshme në drejtimin e Amerikës drejt një të ardhmeje të ndritur paqeje përmes forcës,” thekson Netanyahu, “dhe për t’i dhënë një shtysë të re aleancës SHBA-Izrael, duke e çuar atë në lartësi të reja.”
Mesazhi i Netanyahut ka ardhur në një periudhë tensioni mes dy aleatëve, për shkak të situatës në Lindjen e Mesme dhe marrëveshjes që pritet të nënshkruhet mes SHBA-ve dhe Iranit, e cila nuk përfshin Izraelin si palë. Trump e ka paralajmëruar Netanyahun se, nëse konflikti me Iranin eskalon, ai do të mbetet i vetëm përballë kërcënimeve.

