Policia ka publikuar një njoftim zyrtar në lidhje me një aksident që ndodhi rreth orës 16:30 në rrugën Korçë–Ersekë, në fshatin Kamenicë, ku një automjet goditi një nënë dhe djalin e saj të mitur.
Siç raportojnë burimet e para, një automjet tip “Nissan”, i drejtuar nga 76-vjeçari Sh. V., ka përplasur këmbësoret, përkatësisht 44-vjeçaren Sh. M. dhe djalin e saj, i cili është rreth 3 vjeç.
Si pasojë e lëndimeve të marra, i mituri humbi jetën në spital, ndërsa nëna e tij është duke marrë kujdes mjekësor dhe aktualisht raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nga shërbimet e Policisë Rrugore, ku po kryhen procedurat përkatëse.
Një grup hetimor ndodhet gjithashtu në vendin e ngjarjes dhe po heton për të sqaruar të gjitha rrethanat e aksidentit.

