Aksion për pastrimin e Thethit, vullnetarë dhe institucione në aksion për mbrojtjen e natyrës

Publikuar me datë:

Në kuadër të nismës “Youth for Theth”, të rinj dhe vullnetarë nga organizata dhe institucione të ndryshme u bashkuan për pastrimin dhe mbrojtjen e Thethit, një prej destinacioneve më të veçanta të Alpeve Shqiptare.

Aktiviteti u organizua nga Bashkia Shkodër, KVR Shkodër, ACT4 Shkodra, Qendra Rinore Atelie dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër, me synimin për të promovuar ndërgjegjësimin mjedisor dhe angazhimin qytetar në ruajtjen e natyrës.

“Pas bregdetit të Velipojës sot e ka radhën Thethi. Jemi sot për të dhënë një mesazh sensibilizimi që ta duam qytetin tonë dh eta mbajmë të pastër atë. Të japim mesazhin që të mos lëmë gjë pas, të shijojmë natyrën dhe mbeturinat t’i marrim me vete. Të gjithë bashkë për një qytet më të  pastër”, tha Edita Shoshi, Drejtore e Përgjithshme, Shërbimi Social, Bashkia Shkodër.

Nën moton “Natyra na dhuron, ne kujdesemi”, pjesëmarrësit kontribuan në pastrimin e zonës, duke dhënë një mesazh të fortë për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së pasurive natyrore.

“Ky aksion synon të japë një mesazh për të mbrojtur mjedisin”, u shpreh një aktiviste.

Organizatorët falënderuan të gjithë të rinjtë dhe vullnetarët që iu bashkuan kësaj nisme, duke treguar se kujdesi për natyrën është një përgjegjësi e përbashkët që nis nga secili prej nesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...