Hetimet për trafik droge dhe prostitucion, arrestohet aktorja turke

Publikuar me datë:

Aktorja turke Beren Saat, e njohur për publikun shqiptar nga roli i saj në serialin Fatmagyl ose te Dashuri e Ndaluar si Bihter apo Sulejmani i Madhërishëm si Sulltanesha Kosem, raportohet se është ndaluar nga autoritetet turke në kuadër të një operacioni të gjerë kundër drogës dhe prostitucionit. Sipas informacioneve të publikuara nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit, gjatë aksionit janë arrestuar 22 persona, ndërsa pesë të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.

Në mesin e të ndaluarve ndodhen edhe disa emra të njohur të botës së argëtimit në Turqi. Hetimet paraprake lidhen me dyshime për përfshirje në veprimtari që kanë të bëjnë me narkotikët dhe prostitucionin, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për rolin e secilit prej të dyshuarve.

Gjatë kontrolleve në banesa dhe adresa të ndryshme, ekipet e antidrogës kanë sekuestruar substanca narkotike dhe materiale që dyshohet se janë përdorur për trafikimin dhe shpërndarjen e tyre. Autoritetet turke bëjnë me dije se procedurat ligjore janë ende në zhvillim dhe se hetimet do të vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama ndërpret intervistën pasi gazetarja i nxjerr lejen për Zvërnecin

Edi Rama është pyetur për protestën masive të qytetarëve...

E rëndë në Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Maliq...

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Qukës, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Qukës, pranë...