Mister fati i Eglant Koçit/ Gjenden gjurmë baruti në zyrën e Armand Shakajt, lëvizjet e fundit me karrotrec

Publikuar me datë:

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, për të cilin policia ka shpallur në kërkim si autor të dyshuar shokun e ngushtë, Armand Shakaj.

Sipas raportimeve në media, Shakaj për t’iu fshehur kontrolleve rutinë të policisë, ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij brenda të cilit dyshohet të ketë qenë edhe trupi i 34-vjeçarit deri në zonën e Ibës.

Ky veprim sipas hetuesve ka ndodhur në datën 6, që sipas kamerave të sigurisë, rezulton që trupi i Koçit rezulton të jetë mbajtur në makinë për 1 ditë e gjysmë pasi kontaktet e fundit i kishte me familjen në datën 4 qershor.

Policia identifikoi pronarin e karrotrecit dhe e shoqëroi për ta marrë në pyetje. Ai ka pohuar se automjeti e kishte lënë pranë një servisi në zonën e Ibës, pasi Shakaj i kishte thënë se makinën e kishte me defekt. Prej andej, thotë dëshmitari, nuk di më se çfarë ka ndodhur pasi është larguar dhe nuk kishte ide se çfarë kishte brenda në makinë.

Ndërkohë, brenda ambientit të zyrës ku është mbajtur Koçi, janë gjetur mbetje baruti, por që grupi hetimor pret përgjigjen e ekspertizës për të përcaktuar çfarë ka ndodhur.

Prej ditësh policia është fokusuar në 2 drejtime kontrolli, së pari për të gjetur trupin e Eglant Koçit në rrethina të Tiranës, Elbasanit dhe Librazhdit si dhe gjetjen për arrestimit e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim, Armand Shakaj.

Burime bëjnë me dije se 41-vjeçari, gjatë ditëve të fundit ka ndryshuar 6 numra celulari, në përpjekje për të mos u lokalizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]