Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, ka deklaruar se protesta qytetare në bulevard përmban dy dimensione të ndryshme që, sipas tij, nuk përputhen me njëra-tjetrën.
Ai tha se krahas shqetësimeve reale të qytetarëve dhe kritikave të argumentuara ndaj qeverisë, në protestë ka pasur edhe slogane vulgare, parulla të vjetra dhe artikulime që ai i cilësoi nacionaliste apo ordinere.
“Në këtë protestë të gjithë e dimë që nuk ka një pamje unike. Pra të ketë ka larmi zërash shtresa të ndryshme të popullsisë dhe ka dy boshte që sipas meje, sipas nesh nuk përputhen me njëra-tjetrën. Njëri për shembull është fakti që ka fjalime shumë të çuditshme, ka fjalor vulgar, banal.
Ka parulla të vjetra, tradhtar, ka artikulime nacionaliste, ka artikulime ordinere, të cilat sipas meje bien ndesh me një pjesë të shëndetshme të protestuesve.
Në anën tjetër kemi të paktën nga zbardhja e disa fjalimeve që ne kemi parë, kemi parë disa fjalime të strukturuara, të qarta, me problematika reale, me vërejtje sipas nesh dhe sipas meje shumë të drejta”, theksoi ai.
Shalsi tregoi se gjatë ditëve të fundit ka biseduar me pjesëmarrës të protestës për të kuptuar më mirë arsyet e pakënaqësisë së tyre, duke theksuar se shumë prej shqetësimeve të ngritura janë reale dhe meritojnë vëmendje.
“Unë kam rreth një javë, kemi miqtë tanë, kam një kushëririn tim që thashë e dua fort, e respektoj fort dhe unë kam 10 ditë që rri paradite për të kuptuar më mirë me këto njerëz duke pi kafe dhe duke kuptuar shqetësimet e tyre dhe janë shqetësime reale”, vijoi ai.
Deputeti socialist rrëfeu gjithashtu se, teksa kalonte pranë protestës, u përball me qytetarë që e ftuan t’u bashkohej.
Sipas tij, ai pa një atmosferë qytetare me familje, të rinj dhe të moshuar, pa u përballur me fyerje apo ofendime, çka e bëri të reflektonte për mesazhet që po përcillen nga protestuesit.
“Në ditën e dytë apo të tretë të protestës më qëlloi që të isha tek kullat binjake dhe për shkak se makina nuk vinte dot më merrte, duhet të shkoja në këmbë deri tek shallvaret dhe ndesha përballë, po themi numër jo të vogël protestuesish.
Për hir të së vërtetës nuk më fyeu kush. Nuk më ofendoi kush. Ndonjëri më tha atë shprehjen time të famshme. Pata disa miq të mi. Pashë edhe një kushëririn tim që e dua fort dhe e respektoj fort për të vërtetës.
Pra pashë fytyra do të thoja të bukura saqë për një moment thashë a të kthehem unë? Madje kujtimi një miku im futi krahun dhe tha ej dhe ti në protestë. dhe pashë një mjedis burrash, grash, të rinjsh fëmijësh me karroca, nëna, vajza saqë për një mend thashë të kthehem dhe njëherë unë t’i dëgjoj një çik se çfarë po thonë këto”.

