Çfarë pritet të ndodhë nesër? A do të hedhë Rama në shesh “ushtarët” e PS-së?

Publikuar me datë:

Ndërsa protesta qytetare kundër qeverisë hyri sot në ditën e saj të 12-të, Partia Socialiste ka nisur mobilizimin e strukturave për 35-vjetorin e themelimit, aktivitet që do të zhvillohet më 12 qershor (nesër) në orën 17:30, në Sheshin Italia në Tiranë.

Sipas një mesazhi të shpërndarë në strukturat e PS-së në kryeqytet, është kërkuar angazhim maksimal nga organizatat socialiste për të siguruar pjesëmarrje sa më të lartë në aktivitet.

Në mesazhin e shpërndarë thuhet se çdo Organizatë Socialiste duhet të garantojë pjesëmarrjen e pesë anëtarëve, sipas objektivave të përcaktuara për secilën njësi, ndërsa kryetarët e organizatave janë udhëzuar të paraqiten së bashku me grupet e tyre në sektorët e caktuar.

“Përshëndetje shokë e shoqe,  Pas takimit të zhvilluar me Drejtuesen Politike të Qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliu, ju përcjellim orientimet lidhur me organizimin e aktivitetit të madh që do të zhvillohet më

12 qershor, ora 17:30, Sheshi Italia.

Për shkak të rëndësisë së veçantë të këtij aktiviteti, kërkohet angazhim maksimal nga të gjithë kryetarët e organizatave, për të garantuar një pjesëmarrje sa më të lartë dhe një përfaqësim dinjitoz të Njësisë nr. 2.

Çdo Organizatë Socialiste duhet të sigurojë pjesëmarrjen e 5 anëtarëve, sipas objektivit të përcaktuar për realizimin e kuotës së njësisë.

Ditën e aktivitetit, çdo kryetar organizate duhet të paraqitet në sektorin e përcaktuar për Njësinë nr. 2 së bashku me 5 anëtarët e njësisë.”

Nga ana tjetër, protestuesit që prej 12 ditësh mblidhen para Kryeministrisë kanë paralajmëruar vazhdimin e protestës edhe ditën e nesërme në orën 18:00.

Ata kanë bërë thirrje që qytetarët, përfshirë edhe punonjësit e administratës publike, të bojkotojnë aktivitetin e organizuar nga mazhoranca dhe t’i bashkohen protestës.

Sipas organizatorëve të protestës, tubimi i përditshëm po tërheq mbështetje në rritje, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

Mbetet për tu parë ditën e nesërme nëse do ketë provokime nga ana e socialistëve dhe nëse qytetarët do e bojkotojnë këtë miting.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...