Dy karrige bosh në protestë, simbol i emigracionit masiv të të rinjve shqiptarë

Publikuar me datë:

Edhe diaspora shqiptare i është bashkuar simbolikisht protestës që po zhvillohet prej 12 ditësh radhazi, duke treguar mbështetjen për qytetarët e mbledhur në Tiranë.

Çdo ditë, mijëra protestues dalin në shesh duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Një nga momentet më domethënëse të protestës së sotme ishte vendosja e dy karrigeve me mbishkrimet “Ikur në Angli”, “Ikur në Belgjikë”, “Ikur në Austri” dhe “Ikur në Gjermani”, si simbol i mijëra të rinjve që kanë emigruar dhe nuk mund të jenë fizikisht në protestë për të shprehur qëndrimin e tyre.

Para Kryeministrisë, protestuesit vijuan me thirrje kundër qeverisë, ndërsa atmosfera u shoqërua me slogane dhe pankarta të ndryshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci humbet betejën me pastërtinë në Shkodër

Për një kohë të gjatë, pastrimi ka qenë një...

SHBA/ Burri vret gruan dhe gjashtë fëmijët, dogji shtëpinë dhe më pas kryen vetëvrasje

Një ngjarje tragjike ka goditur komunitetin e Grand Haven...