Këshilltari i Bashkisë Shkodër ngre alarmin: “Qyteti prej një viti pa zyrë turistike, ku shkuan 70 milionë lekët?”

Publikuar me datë:

Këshilltari i Bashkisë Shkodër, Mirsad Basha ka ngritur shqetësimin për mungesën e zyrës së informacionit turistik në qytet, duke akuzuar drejtuesit vendorë se prej gati një viti Shkodra ka mbetur pa një shërbim të tillë për vizitorët.

Sipas tij, qindra turistë që mbërrijnë çdo ditë në qytet përballen me dyer të mbyllura dhe mungesë informacioni, ndërsa heqja e zyrës ekzistuese nuk është shoqëruar ende me ngritjen e një strukture të re funksionale.

Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, ai kërkon rikthimin e menjëhershëm të zyrës turistike në vendndodhjen e mëparshme dhe ngre pikëpyetje për fondin prej 70 milionë lekësh të parashikuar për zyrën e re.

“Ku kanë shkuar 70 milionë lekët e parashikuara për zyrën e re, kur deri më sot nuk shihet asnjë rezultat konkret?”, shtron ai pyetjen, duke kërkuar transparencë nga Bashkia Shkodër.

Deklarata vjen në kulmin e sezonit turistik, kur Shkodra po pret një numër të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj. Në mungesë të një zyre informacioni, kritikat ndaj bashkisë janë përqendruar te mënyra se si po menaxhohet promovimi dhe orientimi i turistëve në qytet.

Postimi i plotë:

Nuk e kuptoj pse drejtuesit e Bashkise Shkoder, Ermira Teliti dhe Benet Beci, prej gati nji viti e kane lane qytetin pa zyren informuese turistike. Qindra turiste ne dite shkojne aty dhe gjejne vetem rrenoja. Kjo nuk asht aspak e hijshme per Shkodren dhe per promovimin e saj. Asht nji gafë e madhe me hek zyren ekzistuese pa e pas gati ate te ren.

Te pakten te rivendoset zyra e vjeter aty ku ka kene. Perndryshe, lind e drejta me pyet se ku kane shku ato 70 milion lek te parashikume per zyren e re, kur deri me sot nuk shihet asnji rezultat konkret, apo dhe keto 70 miljon dojne me i cu tek aktivitete dhe eventet qe krijojne e fitojne me organizatat e tyne !

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përplasje në Bruksel: Von der Leyen dhe Kallas në konflikt për të ardhmen e diplomacisë së BE-së

Përplasja e vazhdueshme mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula...

Corriere Della Sera: Vila e dyshuar si ryshfet për Ballukun ishte në emër të Igli Tares

Igli Tare është nën hetim në Shqipëri për pastrim...

Dy karrige bosh në protestë, simbol i emigracionit masiv të të rinjve shqiptarë

Edhe diaspora shqiptare i është bashkuar simbolikisht protestës që...