Flasin prindërit e autorit që vrau efektivin Enea Mekolli: Pse policia vendore nuk njoftoi RENEA-n?

Publikuar me datë:

Autoriteti i Mbikqyrjes Policore ka nisur një hetim për një aksion të zhvilluar, i cili është në qendër të shqyrtimit për “Shpërdorim detyre” lidhur me incidentin tragjik ku humbi jetën efekti Enea Mekolli.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hitaj, pranoi publikisht se nuk ishte i informuar për këtë operacion, i cili kishte ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës.

“Nuk kisha dijeni, ishte një aksion i Korçës. Rreth 40 persona morën pjesë në këtë operacion,” tha Skënder Hitaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Gjatë ceremonisë së varrimit të Enea Mekollit, drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, dukej dukshëm i tronditur nga ngjarja.

Sa i përket deklaratës së tij për Autoritetin e Mbikqyrjes Policore në lidhje me menaxhimin e rrezikut dhe arsyet për mosthirrjen e forcave RENEA, ai e argumentoi këtë me faktin se i kërkuari nuk kishte historik kriminal për vrasje.

Violand Braçellari kishte pasur dënime për veprime penale në fushën e narkotikëve, por jo për krime ndaj personit. Ai kishte qenë i njohur si i mundshëm që mund të ishte i armatosur, dhe strukturat përkatëse kishin marrë masat maksimale për kryerjen e operacionit policor. Sidoqoftë, nuk ekzistojnë prova që tregojnë se ky individ kishte përdorur armë zjarri ndaj punonjësve të policisë gjatë kontrolleve të mëparshme që ishin zhvilluar nga ana e forcave policore.

Ndërsa, drejtori Bala sqaroi gjithashtu vendimin për të mos thirrur RENEA-n, duke theksuar se nuk e pa të nevojshme, duke u mbështetur në përvojën e tij të gjërë dhe rezultatet e arritura në raste të tjera pa praninë e tyre.

Nuk ekziston një procedurë standarde që përcakton qartë kur duhet të njoftohet reparti RENEA. Megjithatë, pas një analize të thelluar, Bala arriti në përfundimin se rrezikshmëria e situatës nuk justifikonte domosdoshmërinë e njoftimit të RENEA-s. “Si drejtues policie, kam një karrierë të gjatë dhe kam kryer shërbime për kapjen e individëve në kërkim pa nevojën e ndihmës së RENEA-s,” tha ai.

Prindërit e Violand Braçellarit kanë mohuar akuzat ndaj djalit të tyre. Ata madje kanë pretenduar se ai ndodhet në këtë situatë për shkak të dështimeve të institucioneve shtetërore dhe kanë hedhur akuza të rënda ndaj organeve të drejtësisë. Megjithatë, këto pretenca nuk justifikojnë krimet e rënda të kryera, për të cilat do të flasim më poshtë.

“E dënuan pa prova, nuk kishte asnjë provë. U dënua me 10 vjet për vetëm dy gram hashash, kjo nuk është e drejtë. Atij i thanë që, nëse donin ta mbyllnin punë, duhej të jepte 7 milionë lekë. Më mirë t’ia jepnim, por ai nuk pranoi sepse tha se është i pafajshëm dhe nuk ka pse t’u japë. Komisariati i Maliqit kërkonte para, e bënin për presion,” shprehen prindërit e Violand Braçellarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Herald Marku rikthehet te Vllaznia

Pas disa sezonesh larg, Herald Marku vesh sërish fanellën...

Shtohen mbeturinat në Qaf Dushk, lopët ushqehen me to

Një nga zonat më problematike te Bashkia Klos është...

Mashtrim me premtimet për studime jashtë, Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq biznesmenin shkodran

Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...

Skënder Hita emëron drejtuesit e rinj në Policinë e Lezhës, Vlorës, Durrësit dhe Fierit

Policia e Shtetit ka realizuar disa ndryshime në drejtimin...