Rexhaj: Irani kërkon destabilizim. Synon të dobësojë autoritetin ndërkombëtar të vendit

Publikuar me datë:

Analisti Albatros Rexhaj ka bërë të ditur se Irani është angazhuar në një luftë hibride komplekse me qëllimin për të destabilizuar Shqipërinë.

Ai theksoi se Teherani po i shfrytëzon protestat qytetare që janë ngritur në lidhje me ndërtimin e një kompleksi turistik në Zvërnec, për të provokuar përplasje ndërmjet brezave dhe për të krijuar çarje brenda shoqërisë shqiptare.

Rexhaj sqaroi se kjo fushatë përfshin manipulime të imazheve përmes inteligjencës artificiale, si dhe montime të zërave që simulojnë luftra civile, me qëllim që të dëmtohet imazhi i vendit. Qëllimi kryesor i këtij sulmi është të dobësojë autoritetin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe të ushtrojë një presion të vazhdueshëm mbi qeverinë.

“Destabiliteti i Shqipërisë i shërben Iranit. Situata është më e thellë sesa duket. Irani synon të krijojë destabilizim. Nuk ka asnjë dyshim se ata janë pas këtij konflikti hibrid. Ky sulm ka për qëllim të prekë të gjitha këto aspekte, prandaj ndodhin këto përplasje ndërmjet brezave. Ata përpiqen të nxisin tensione mes brezave,” u shpreh Rexhaj.

 “Lufta hibride synon të krijojë çarje brenda shoqërisë. Qytetarët jashtë bien pre e kësaj lufte hibride. Irani po tenton të dëmtojë imazhin e vendit tonë. Marrin fotografi nga vende të tjera e i paraqesin në Shqipëri, duke i kombinuar me zëra të mitralozëve për të krijuar iluzionin e një lufte civile. Qëllimi është të dobësohet pozita dhe autoriteti i Shqipërisë në skenën ndërkombëtare,” shtoi ai.

“Duke manipuluar gjithashtu me inteligjencën artificiale, ata përpiqen të ndikojnë edhe në numrin e protestuesve. Kjo është një strategji shumë e sofistikuar dhe e menduar mirë. Një tjetër aspekt është mbajtja e presionit politik mbi qeverinë. Irani nuk është i vetmi që angazhohet në luftë hibride; Rusia e bën gjithashtu, por ata synojnë më shumë të sulmojnë Perëndimin,” përfundoi Rexhaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama tallet me komentin e një vajze nga Vlora: Për çfarë po protestohet?!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një koment në rrjetet...

Pas incidenteve të mbrëmshme, organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve: Do marshojmë vetëm brenda ‘Unazës’

Marshimi ka filluar tani nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë,...

Minjtë pushtojnë Australinë Perëndimore, banorët detyrohen të braktisin shtëpitë

Civili i Morawës, një qytet në Australinë Perëndimore, po...

Aksident në Shëngjin, plagosen dy persona

Këtë të hënë, një aksident i rëndë ka ndodhur...