Beci i Shkodrës i jep tenderin vëllezërve Dulaku, bashkia skualifikon ofertën më të ulër për blerjen e makinave 4×4

Publikuar me datë:

Bashkia Shkodër i ka dhënë tenderin për dy automjetet kompanisë së vëllezërve Dulaku duke skualifikuar ofertat më të mira në tender. Konkretisht, institucioni i drejtuar nga Benet Beci, në datën 21 prill shpalli procedurën për blerjen e dy automjeteve 4×4 për transport të perzier njerëzish dhe mallrash. “Mjetet do t’i shërbejnë Drejtorisë së Emergjencave Civile për operacione, mbikqyrje, monitorim dhe parandalim të emergjencave civile”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Fondi limit për këto dy automjete ishte 72 milionë lekë me TVSH. Për këtë procedurë shfaqën interes katër operatorë ekonomikë, ndërsa ofertë kishin paraqitur vetëm tre.  Subjekti “AUTOELITE” që kishte kërkuar  55 milionë lekë, “PORSCHE ALBANIA SH.P.K” me 63 milionë lekë dhe “ALBANIA MOTOR COMPANY” me 64 milionë lekë.

Në vend që të përzgjidhte ofertën më ekonomike, Bashkia Shkodër shpalli fitues kompaninë “ALBANIA MOTOR COMPANY”, në pronësi të Artan Dulakut dhe vëllezërve të tij, e cila kishte edhe vlerën më të lartë në garë.

Arsyetimi i Bashkisë Shkodër për skualifikimin e dy operatorëve duket pak absurd. Sipas dokumenteve, subjekti “AUTOELITE” nuk ka plotësuar 2 kritere: e para në automjetet që ka propozuar timoni nuk ka qenë elektrik, dhe e dyta katalogun shpjegues nuk e ka pasur të përkthyer dhe të noterzuar.

Ndërsa për operatorin “PORSCHE ALBANIA SH.P.K” nuk ka plotësuar kushtin mjetet të ishin me kondicioner që lejon shoferin dhe pasagjerin të vendosin temperatura të ndryshme. Dhe e dyta, gjithashtu katalogun shpjegues nuk e ka pasur të përkthyer dhe të noterzuar.

Mbetet e paqartë se si një timon hidraulik, mungesa e kondicionerit me dy zona apo katalogu i përdorimit i papërkthyer dhe i noterizuar, mund të penalizojë mjete që do të përdoren për emergjencat civile, aq më tepër kur plotësimi i këtyre kritereve i kushton taksapaguesve rreth 10 milionë lekë më shumë.

Në prokurimet publike, vendosja e kritereve specifike ose “kufizuese” shpesh shihet si një taktikë për të favorizuar kompani të caktuara. A është ky një rast i tillë, këtë e vërteton vetëm prokuroria.

Por ky nuk është i vetmi rast që Benet Beci i jep tendera vëllezërve Dulaku duke skualifikuar ofertat më të mira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]