Sezoni turistik rrit gatishmërinë e Urgjencës në Lezhë, rikthehet motoambulanca

Publikuar me datë:

Me nisjen e sezonit turistik, Shërbimi i Urgjencës pranë Spitalit Rajonal të Lezhës ka rritur nivelin e gatishmërisë për të përballuar fluksin e shtuar të kërkesave për ndihmë mjekësore.

Që prej 1 qershorit është dyfishuar stafi mjekësor, ndërsa në dispozicion janë vendosur dy autoambulanca dhe një motoambulancë. Kjo e fundit, e rikthyer për të dytin vit radhazi, synon të kapërcejë vështirësitë e shkaktuara nga trafiku i rënduar, karakteristik për sezonin veror.

Koordinatori i Shërbimit të Urgjencës, Ledion Prendi, thekson se shtimi i numrit të pushuesve në bregdet ka sjellë edhe një rritje të ndjeshme të thirrjeve për ndihmë mjekësore.

Gjatë muajve të verës, Urgjenca e Lezhës regjistron mbi 1 mijë thirrje, ndaj rritja e kapaciteteve dhe funksionimi i motoambulancës konsiderohen masa të rëndësishme për garantimin e një shërbimi sa më të shpejtë dhe efikas për qytetarët dhe pushuesit në zonën e Shëngjinit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pas shpalljes si deputete e pavarur, Marjana Koçeku publikon një mesazh lutjeje

Pas njoftimit si deputete e pavarur, Marjana Koçeku, ka...

Pushtohet nga plehrat bregdeti i Durrësit

Durrësi ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, por kjo...