Protestat masive që kërkojnë largimin e Ramës, gazetarja e CNN: S’është më protestë për mbrojtjen e flamingove, por lëvizje e gjerë kundër qeverisë

Publikuar me datë:

Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke vënë në dukje transformimin e tyre nga një kauzë mjedisore në një lëvizje me dimension më të gjerë politik.

Sipas Soares, mobilizimi qytetar që nisi për mbrojtjen e flamingove dhe të vijës bregdetare shqiptare është zgjeruar përtej çështjeve të mjedisit, duke u kthyer në një protestë më të gjerë kundër qeverisë.

“Ajo që nisi si një fushatë për mbrojtjen e flamingove dhe bregdetit të Shqipërisë, tani është shndërruar në një lëvizje më të gjerë antiqeveritare”, shkruan gazetarja e CNN në postimin e saj në Instagram.

Komenti i saj vjen në një kohë kur protestat e nisura kundër projekteve të diskutueshme të investimeve në zonat bregdetare po tërheqin vëmendje të gjerë brenda dhe jashtë vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama tallet me komentin e një vajze nga Vlora: Për çfarë po protestohet?!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një koment në rrjetet...

Pas incidenteve të mbrëmshme, organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve: Do marshojmë vetëm brenda ‘Unazës’

Marshimi ka filluar tani nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë,...

Minjtë pushtojnë Australinë Perëndimore, banorët detyrohen të braktisin shtëpitë

Civili i Morawës, një qytet në Australinë Perëndimore, po...

Aksident në Shëngjin, plagosen dy persona

Këtë të hënë, një aksident i rëndë ka ndodhur...