Lapaj thirrje shqiptarëve: Merrni fëmijët dhe dilni në protestë për të ardhmen e tyre

Publikuar me datë:

Në ditën e dhjetë të protestës, kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në tubim, duke theksuar se kjo është një betejë për të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë.

Sot është dita që secili prej nesh të marrë fëmijët për dore dhe të dalë në protestë në Tiranë dhe në çdo qytet të vendit. Kjo është një betejë për fëmijët e këtij vendi, që të kenë meritokraci, garë dhe konkurrencë të ndershme, që në spitale të ketë ilaçe dhe shërbime dinjitoze. Sot është koha të ngrihemi për të ardhmen e tyre”, u shpreh Lapaj.

Ai theksoi se Shqipërisë i duhet një epokë e re për të rinjtë e saj, ndërsa përsëriti thirrjen për largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Sot është koha të marrim fëmijët dhe të dalim në shesh. Shqipërisë duhet t’i hapet një epokë e re për të rinjtë e saj”, deklaroi Lapaj nga protesta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related