I dënuar me burg për trafikim të qenieve njerëzore, arrestohet në Itali shqiptari me dy emra

Publikuar me datë:

Një 42-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të qenieve njerëzore, është arrestuar nga autoritetet në Itali.

Bëhet fjalë për shtetasin, Sefer Selimaj, i njohur edhe me emrin Ani Ibraliu, i cili prej vitesh ishte në kërkim nga drejtësia shqiptare, pasi Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar në vitin 2017 me 15 vite burg për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore.

Nga dënimi i dhënë, Selimajt i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet, 10 muaj e 19 ditë burgim.

 “U arrestua në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Sefer Selimaj alias Ani Ibraliu, 42 vjeç.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”. Nga dënimi, 42-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 10 muaj dhe 19 ditë burgim”,- njoftoi sot policia.

Interpol Roma, pritet të finalizojë ekstradimin e 42-vjeçarit, në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...