Toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri

Publikuar me datë:

Prokuroria Vlorë ka sekuestruar pasuri me vlerë 5 milionë euro, të cilat sipas hetimeve rezultojnë të përfituara me dokumente të falsifikuara.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke arrë 1600 m2 dhe ullishte 1900 m2 e përfituar përmes falsifikimit, e dyshuar në pronësi të shtetasve H.B, I.B, K.B, S.B

“Nga hetimet mbi procedimin penal nr.373 të vitit 2023, të nisur pas kallëzimit të shtetasit K.M., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” e parashikuar nga neni 190, pg.2 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287, gërma c) i K.Penal, në ngarkim të personit nën hetim K.B., rezultoi se ky shtetas, kishte përfituar pasuri tokë arrë me sipërfaqe 1600 m2 dhe ullishte 1900 m2 me dokumente të falsifikuara.  

Për rrjedhojë, me kërkesën e Prokurorsië pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

– Pasuria e llojit “Arë”, me sip.1600 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasve H.B, I.B, K.B, S.B; si dhe;

– Pasuria e llojit “Ullishte”, me sip.1900 m2, në zotërim të shtetasve  H.B, I.B, K.B, S.B”, thuhet në njoftimin zyrtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Egnatia firmos me mbrojtësin, vjen firma

Eneo Bitri është futbollisti më i ri që i...

96 kilogramë kanabis sekuestrohen në kufirin greko-shqiptar

Autoritetet greke kanë sekuestruar një sasitë të madhe droge...

4 të plagosur, aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë

Pak minuta më parë, një aksident i rëndë ka...