Aktivistja shkodrane ngre alarmin: Ky është turpi i një Bashkie që nuk menaxhon dot problemet e qytetit

Publikuar me datë:

Aktivistja shkodrane Altjana Shpuza ka reaguar ashpër për gjendjen në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit, pranë Universitetit dhe Spitalit të Shkodrës, duke denoncuar mungesën e ndërhyrjes nga institucionet vendore.

Përmes një postimi publik, ajo shprehet se trotuari ku kalojnë çdo ditë qytetarë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre biznese si farmacitë, është kthyer në një problem të vazhdueshëm për shkak të situatave që, sipas saj, po neglizhohen nga autoritetet.

Aktivistja kritikon Bashkinë për mosreagim, duke theksuar se pavarësisht denoncimeve të bëra, institucionet vazhdojnë të tregojnë indiferencë. Ajo shprehet se është e papranueshme që qytetarëve t’u kërkohet të paguajnë taksat dhe detyrimet në kohë, ndërsa problematika të tilla mbeten pa zgjidhje.

“Kjo është Bashkia që duam, ky është vendi ku kemi zgjedhur të jetojmë!”, përfundon ajo me ironi në reagimin e saj, duke kërkuar më shumë përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj shqetësimeve të komunitetit.

Reagimi i plote

Kjo asht situata keto dite ne trotuarin ku kalojne njerez e zhvillojne aktivitetin e tyre farmacite, para Universitetit dhe Spitalit…njerez qe kalojne indiferente dhe madje gjykojne nqse con zanin e ankohesh.

Ky asht turpi i nje Bashkie qe nuk asht ne gjendje te administroje mendjen e semure e jo normale te disa individeve qe me ligj duhet te kene vendin ne institucione te caktuara, ky asht turpi i nje Bashkie qe kur lajmeron per fenomenin ban indiferenten dhe pretendon qe taksat e pastrimit te paguhen ne afatin e caktuar.

Kjo eshte Bashkia qe duam, ky eshte vendi ku kemi zgjedhur te jetojme!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet ta përkrahë këtë lëvizje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim...

Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të shtunë çmimet...