Aksident tragjik në Vlorë/ Makina merr flakë pas përplasjes me një automjet tjetër, një i vdekur, 5 të plagosur

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në aksin Vlorë–Orikum, në fshatin Radhimë.

Në aksident janë përfshirë tre automjete: një “Benz”, një “BMW” dhe një “Seat”.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit “BMW”, Flamur Kabello, i cili po udhëtonte në drejtim Orikum–Vlorë.

Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar lehtë pesë pasagjerë me shtetësi egjiptiane, të cilët ndodheshin në mjetin “Benz”.

Ata janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Pak minuta pas përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Shoferi i “Seat”, nuk ka pësuar dëmtime.

Sipas të dhënave paraprake, testet e alkoolit për dy drejtuesit kanë rezultuar 0.000 mg/l.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pozicionimi i gabuar në karrexhatë i mjetit “Benz”, si dhe shpejtësia. Shërbimet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Selenicë/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, plagoset shoferja

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e së shtunës në...

Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës, 5 të arrestuar, sekuestrohet lënda narkotike

Një organizatë kriminale e dyshuar për trafikimin ndërkombëtar të drogës përmes kompanive postare dhe të korrierëve është shkatërruar nga Guardia Civil në Spanjë. Pesë persona, tre burra dhe dy gra, janë arrestuar gjatë operacionit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar 172.5 kilogramë lëndë narkotike të ndryshme dhe 26 mijë euro në para të gatshme. Organizata, me bazë […]

Përplasen dy makina në Kryebushat, disa të lënduar/ Ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin...