“Elektorati në Kosovë dha mesazh”, Albatros Rexhaj: Nëse mbahen sërish zgjedhje, do ketë krizë legjimiteti

Publikuar me datë:

Analisti politik, Albatros Rexhaj vlerësoi se rezultati zgjedhor në Kosovë ka prodhuar një realitet të ri politik dhe se partitë duhet të reflektojnë mbi mesazhin që kanë dhënë qytetarët.

Megjithatë, ai theksoi se zgjedhjet treguan edhe një rënie të fuqisë mobilizuese të partive politike.

Sipas analistit, zgjidhja më e mundshme mbetet arritja e një marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve.

“Kurti ka shumicën e votave shqiptare, në këtë prizëm është fitues. Në prizmin tjetër, në aftësinë për të mobilizuar votuesit. PDK ka humbur njerëzit e vet në bastione, ndërsa VV, po të kishte fuqi mobilizuese, vetëm 50 mijë votues të dilnin më tepër, do kishte më shumë mandate.

Fuqia mobilizuese ka rënë, Kurti duhet të mendojë çfarë i thanë votuesit. Elektorati i Kosovës dha një mesazh dhe Kurti e lexoi, disa elemente në LDK që luftojnë për mbijetesë – Abdixhiku dhe Vjosa Osmani – nuk e lexuan.

Patëm një polarizim ekstrem dhe ka një realitet të ri politik. Mendoj që do të finalizohet me marrëveshje. Nëse jo, më pak njerëz do të dalin në zgjedhjet e ardhshme dhe do të ketë krizë legjitimiteti.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pas shpalljes si deputete e pavarur, Marjana Koçeku publikon një mesazh lutjeje

Pas njoftimit si deputete e pavarur, Marjana Koçeku, ka...

Pushtohet nga plehrat bregdeti i Durrësit

Durrësi ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, por kjo...

Çmontohet banda e makinave në Athinë, 11 shqiptarë mes të arrestuarve

Policia greke ka ndërmarrë një operacion të suksesshëm, duke...