Mark Markez doli me dopietë nga Hungaria, rrëzim masiv në startin e garës së Moto GP

Publikuar me datë:

Mark Markez realizoi një fundjavë perfekte në Hungari, duke fituar edhe garën kryesore në pistën e “Balaton Park” dhe duke u rikthyer fuqishëm në garën për titullin në MotoGP. Pas suksesit në Sprint të shtunën, piloti spanjoll i Dukatit zhvilloi një duel spektakolar me Pedro Akostan, të cilin e fitoi në xhirot vendimtare, duke regjistruar fitoren e 100-të në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Akosta mbetet ende në pritje të triumfit të parë në MotoGP, me pilotin e skuadrës KTM që u detyrua të kënaqej sërish me vendin e dytë. Ndërkohë, Françesko Banjaia plotësoi podiumin, duke u renditur i treti. Italiani nuk arriti të sfidonte dy pilotët kryesues, por njëkohësisht nuk u rrezikua nga rivalët pas tij, duke konfirmuar shenjat pozitive të treguara edhe pas podiumit në Muxhelo.

Gara e Marko Bexekit përfundoi që në kthesën e parë. Piloti italian u përfshi në një aksident të shkaktuar nga shoku i tij i skuadrës, Horge Martin, i cili gaboi në frenim dhe shkaktoi një përplasje zinxhir ku u përfshinë edhe Fermin Aldeguer, Raul Fernandez dhe Fabio Di Xhannantonio. Pavarësisht rrëzimit të frikshëm, fatmirësisht asnjëri prej pilotëve nuk pësoi dëmtime serioze. Vetëm Di Xhanantonio arriti të rikthehej në pistë, por pasi humbi shumë kohë, u detyrua të kënaqej me vendin e 12-të. Me këtë incident, gara humbi menjëherë tre pilotët kryesorë të renditjes së përgjithshme.

Megjithatë, ata ruajnë pozicionet e tyre në kampionat, edhe pse tashmë Akosta dhe Markez po afrohen gjithnjë e më shumë dhe përbëjnë një kërcënim serioz në luftën për titull. Luftë e fortë ishte edhe për pozicionet menjëherë pas podiumit. Vendin e katërt e siguroi Ai Ogura, piloti i vetëm i Aprilias që mbijetoi nga incidentet e garës. Japonezi realizoi një tjetër rikuperim mbresëlënës, duke kaluar Luka Marinin në fazën finale të garës. Marini, megjithatë, i dhuroi Hondas një rezultat shumë pozitiv me vendin e pestë. Markez largohet kështu nga Hungaria me maksimumin e pikëve dhe me moral të lartë, duke rihapur plotësisht garën për titullin botëror të MotoGP 2026.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]