Imeld Sokoli: “Velipojë–Ulqin, katër vite premtime dhe zero kilometra urë”

Publikuar me datë:

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Imeld Sokoli, ka rikthyer në vëmendje premtimin për ndërtimin e urës së re mbi Bunë, që do të lidhte Velipojën me Ulqinin.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Sokoli kujton se projekti u prezantua katër vite më parë, por sipas tij, ende nuk është realizuar, ndërsa është përdorur në disa fushata elektorale radhazi.

“Si sot 4 vite më parë u premtua ura e re e Bunës që duhej të lidhte Velipojën me Ulqinin. Që nga ajo ditë kanë kaluar tre fushata elektorale ku është përdorur ky projekt”, shkruan ai.

Sokoli thekson se premtimet nuk mund të përsëriten pafundësisht pa rezultate konkrete dhe se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari për projektet e shpallura ndër vite.

Sipas tij, koha e premtimeve ka kaluar dhe tashmë përgjegjësit duhet të japin shpjegime për mosrealizimin e investimit të shumëpërfolur që do të lidhte dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]