U dënua me 25 vite burg për mashtrim me kriptomonedha, Sam Bankman-Fried kërkon falje presidenciale

Publikuar me datë:

Sam Bankman-Fried, ish-manjati i kriptomonedhave që aktualisht po vuan një dënim  25-vjeçar me burg, ka paraqitur zyrtarisht një kërkesë për falje nga Presidenti Donald Trump.

Bloomberg raportoi se 34-vjeçari, paraqiti një kërkesë në Zyrën e Faljes së Departamentit të Drejtësisë.

Në mars të vitit 2024, ish-“mbreti i kriptomonedhave” u dënua me 25 vjet burg pasi u shpall fajtor për dy akuza mashtrimi dhe pesë akuza për konspiracion pas rënies së perandorisë së tij të kriptomonedhave, FTX, në nëntor të vitit 2022.

Gjykata zbuloi se klientët e FTX humbën 8 miliardë dollarë, investitorët e FTX humbën 1.7 miliardë dollarë dhe huadhënësit e fondit mbrojtës Alameda Research, të cilin e themeloi Bankman-Frid, humbën 1.3 miliardë dollarë.

Pavarësisht dënimit të tij, Bankman-Frid vazhdoi të argumentonte se ndjekja penale e tij ishte e padrejtë.

Në një intervistë me FOX Business, ai tha se dëshiron një falje presidenciale, ndërsa refuzoi të thoshte nëse familja e tij po lobon qeverinë në emër të tij.

“Supozoj se do të dëshironit një falje nga Shtëpia e Bardhë?” e pyeti gazetarja Susan Lee Bankman-Freed në telefon. “Absolutisht”, u përgjigj ai, duke shtuar se “natyrisht, siç e dini, në fund të fundit do të varet nga presidenti, jo nga unë.”

“A kanë kontaktuar prindërit tuaj apo dikush tjetër?”, pyeti përsëri gazetarja. “Nuk mund të flas në emër të tyre”, u Bankman-Fried.

“Unë nuk kam vjedhur paratë e përdoruesve”, shtoi ai dhe tha se “klientëve tani u janë kthyer afërsisht 170% e depozitave të tyre.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]