Kryeministri Rama sot në Shkodër, protestuesit do te mblidhen te kalaja

Publikuar me datë:

Mbrëmjen e djeshme, protesta e qytetarëve në Shkodër mori një tjetër dimension simbolik, teksa një grup protestuesish u ngjitën në ballkonin e Bashkisë së Shkodrës, nga ku lëshuan thirrje të forta kundër qeverisë.

Mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve të turmës së mbledhur në shesh, protestuesit artikuluan sloganet “Rama në burg” dhe “Belinda Balluku në burg”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes dhe drejtuesve të saj.

Nga ballkoni i institucionit vendor, protestuesit bënë edhe një njoftim për vijimin e aksionit të tyre. Ata u bënë thirrje qytetarëve që ditën e sotme, në orën 17:00, të mblidhen te Kalaja e Rozafës në Shkodër, ku do të zhvillohet një takim i kryeministrit Edi Rama.

“Do ta presim Ramën me protestë”, u shprehën protestuesit, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen tubimit të paralajmëruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Selenicë/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, plagoset shoferja

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e së shtunës në...

Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës, 5 të arrestuar, sekuestrohet lënda narkotike

Një organizatë kriminale e dyshuar për trafikimin ndërkombëtar të drogës përmes kompanive postare dhe të korrierëve është shkatërruar nga Guardia Civil në Spanjë. Pesë persona, tre burra dhe dy gra, janë arrestuar gjatë operacionit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar 172.5 kilogramë lëndë narkotike të ndryshme dhe 26 mijë euro në para të gatshme. Organizata, me bazë […]

Përplasen dy makina në Kryebushat, disa të lënduar/ Ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin...